Pages - Menu

Friday, April 5, 2013

Kanceri i prostates


Ç’është, dhe ku duken simptomat:
Prostata ka formën e dardhës ose të gështenjës dhe gjendet nën fshikëzën e urinës, në pjesën fillestare të rrugës urinare, brenda penisit. Prostata nuk është një organ që formohet më vonë por ai lind së bashku me fëmijët meshkuj. Kanceri i prostatës nuk ka ndonjë simptomë të veçantë të tijin. Në përgjithësi tek të sëmurët meshkuj që janë të moshës mbi 50 vjeç shihet një zmadhim i prostatës. Kështu ata aplikojnë menjëherë tek ne. Simptomat e prostatës janë të tilla: Vështirësi në urinim, pritje për të urinuar, hollim i urinës dhe urinim me ndërprerje.

Çfarë bëjmë ne për të sëmurin që ka ardhur me ankesën e zmadhimit të prostatës?:
Ndërsa i bëjmë vlerësimin ankesave për rritjen e prostatës, që të mos neglizhojmë mundësitë e kancerit i bëjmë atij analizën e PSA-së dhe i bëjmë vizitë manuale të anusit. Që të kryhet vizita e prostatës, e vetmja rrugë është kontrolli manual i prostatës nga anusi prej urologut.
Kurse analiza e PSA-së është një analizë që mund të bëhet nëpër laboratorët përkatës por duhet që pacienti të jetë me stomakun e zbrazët.

Analiza PSA kontrolli manual dhe konstatimi i kancerit:
Dyshimi për kancer tek pacienti lind kur analizat e PSA-së në gjak dalin mbi 2.5 (pra jo siç dihej më parë, 4) ose kur bëhet kontrolli manual tek prostata dhe vërehet një forcim i tij ose kur të dy simptomat dallohen njëkohësisht. Ndërsa mundësitë e përcaktimit të kancerit nga analizat e PSA-së në gjak janë 25 %, konstatimi manual nëpërmjet të dallimit të forcimit të prostatës është 50%. Në 18 % të pacientëve, të cilëve si rezultat i vërejtjes së forcimit së prostatës u bëhet biopsia dhe përcaktohet kanceri, analizat e gjakut PSA u dalin normale, prandaj merr një rendësi të madhe eksperienca e urologut që bën vizitën manuale. Në rast se analizat e PSA–së në gjak dalin të larta ose tek pacienti dallohet forcim i prostatës ose tek pacienti ekzistojnë të dy simptomat atëherë e vetmja rrugë që ndiqet për të konstatuar kancerin është Biopsia e Prostatës.
Pra konstatimi i kancerit të prostatës bëhet nëpërmjet të biopsisë së Prostatës.

Ç’është Biopsia e Prostatës, gjendja përpara dhe pas saj:
Ky është procesi i marrjes së pjesëve nga vende të përshtatshme të prostatës të shoqëruar me ekografi që kryhet në anus pas nxjerrjes së një harte të prostatës. Në urologji kësaj i themi TRUS (Ekografia Transrektale (e zorrës së trashë)). Në rast se pacientët përdorin ilaçe për hollimin e gjakut si për shembull Coraspin, Plavix ose Aspirinë, atëherë 8-10 ditë përpara se t’u bëhet biopsia ata duhet ta ndërpresin përdorimin e tyre. Ne jemi një ekip që kemi bërë me qindra biopsi të prostatës. Sipas metodës tonë, duke filluar 1 ditë përpara biopsisë të sëmurit për 3 ditë me radhë i jepet antibiotik. Në këtë proces pacientët hyjnë me stomakun e zbrazët dhe një natë përpara biopsisë dhe ditën që do ti bëhet biopsia, atyre iu bëhet një klizmë e thjeshtë. Procesi i biopsisë vazhdon 10-15 minuta dhe pacientët nuk ndjejnë aspak dhimbje. Për të bërë biopsinë nuk ka nevojë për anestezi, mjafton që brenda prostatës të aplikohet narkozë në mënyrë që pacienti të mos ndjejë dhimbje.
Përqindja e infeksioneve që mund të lindin pas biopsisë së prostatës pavarësisht nga masat e marra, është rreth 2%. Sipas përmasës së infeksionit, pacienti duhet ndjekur në spital. Në rast se pas biopsisë tek pacienti vërehen shenja të tilla si: ethe, të dridhura, temperaturë apo mos urinim atëherë duhet lajmëruar menjëherë urologu. Pas biopsisë për disa javë tek pacienti mund të vërehen pika gjaku në urinë, ose në sperma që mund të vazhdojë 6-7 javë, ose fill pas biopsisë nga anusi mund të dalë gjak.

A duhet përsëritur biopsia e prostatës?
Ngandonjëherë pavarësisht se nga biopsia e parë nuk është konstatuar kancer, tek pacientët në kontrollet e mëtejshme mund të vërehet se vlera PSA vazhdon të rritet ose gjatë kontrollit manual mund të vërehet një forcim i dyshimtë. Gjithashtu në rast se tek të afërmit e gradës së parë si; babai apo vëllai ka pasur kancer në prostata, ose në raportin e parë patologjik të biopsisë del se nuk ka kancer, por është përdorur konstatimi se ka ASAP, atëherë biopsia duhet përsëritur. Gjatë biopsisë së dytë merren 20 deri 24 pjesë, proces ky që në urologji quhet ‘Saturation’ dhe që ka kuptimin ‘Biopsi e ngopjes’. me anë të biopsisë së dytë përqindja e konstatimit të kancerit që nuk është dalluar gjatë biopsisë së parë është 25 %. Biopsia e dytë duhet bërë 3-6 muaj pas biopsisë së parë dhe duke qenë se merren shumë pjesëza, duhet bërë patjetër anestezi e përgjithshme.

A duhet bërë një biopsi tjetër pas biopsisë së dytë?
Një biopsi e tillë është e panevojshme.
Vetëm se, në rast se rritja e PSA-së vazhdon dhe i sëmuri ka vështirësi në urinim atëherë duhet bërë operacioni endoskopik (me kamera) i prostatës, pra TUR P. Kjo procedurë, do ta shpëtojë të sëmurin nga dhimbjet gjatë urinimit dhe do të mundësojë konstatimin megjithëse të rrallë të kancerit të prostatës në pjesët e brendshme të tij.

Cilat janë shkaqet e rritjes së PSA-së pavarësisht kancerit?
Infeksionet e rrugëve urinare, ndërhyrjet e bëra duke u futur nëpërmjet të penisit tek fshikëza e urinës (endoskopia, thyerja e gurëve, ose vendosja e sondës), ose biopsia e prostatës dhe ngandonjëherë, ekzistenca e prostatës voluminoz pa pasur arsye konkrete, janë shkaktare të rritjes së PSA-së në gjak. Përdorimi i disa ilaçeve e zvogëlojnë nën vlerën e vërtetë të PSA-së në gjak. P.sh. ilaçi “Avodart” që ne e përdorim për prostatën e zmadhuar ose “Propecia”, ilaçi që përdoret për evitimin e rënies së flokëve, janë ilaçe që po të përdoren për një farë kohe atëherë ato e zvogëlojnë PSA-në në gjak.

Çfarë duhet ditur në rast se pas biopsisë vërehet kanceri:
Kanceri i prostatës i cili del si përfundim i raportit patologjik pas biopsisë njihet me emrin “Adenokancer”.
Siç vërehet edhe në shembullin e raportit të mëposhtëm, aty jepen të dhëna se: nga sa shembuj të marrë prej të sëmurit janë vërejtur shenja kanceri, jepen dimensionet në milimetra si dhe përqindjet dhe sjelljet e tij biologjike, pra të dhëna mbi agresivitetin e tij. Me të rëndësishmit prej këtyre rezultateve janë parametrat që njihen me emrin “Gleason Sum “(Shuma Gleason). Shpesh tek ky parametër varet edhe tipi i mjekimit që do t’i aplikohet të sëmuri. Sa më afër dhjetës të dalë mbledhja e dy numrave, aq më agresiv është edhe kanceri. Në përgjithësi kur shuma është shtatë ose mbi të, kjo do të thotë se kanceri është tepër i rrezikshëm.
P.sh. në raport mund të ndeshemi me rezultate të tilla si 3+3:6 ; 4+3:7 ose 4+5 :9
Shifra e parë e shkruar ka një rëndësi të veçantë, p.sh. tipi i kancerit që del nga rezultati 4+3:7, është më agresiv dhe më i rrezikshëm se tipi i kancerit 3+4:7.

Doc. Dr.Tahir Karadeniz

No comments:

Post a Comment