1- Hudhra e qëruar. Ajo duhet të merret ditë e parë të mjekimit një thelb, të dytën 2 thelpinj e kështu duke shtuar nga një thelb derisa sa të plotësohen 4-5 kokrra hudhra, pastaj çdo ditë duhet marrë një thelb hudhre më pak. Me mbarimin e këtij mjekimi bëhet një javë pushim, pastaj vazhdon kura e dytë si më sipër.
2- Merren 600 gjethe ulliri, hidhen në 4 litra ujë zihen derisa të mbeten 2 litra lëng. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet një gotë në mëngjes esëll dhe një gotë para gjumit. Në raste të tensionit mjaftë të lartë pihen 3 gota në ditë. Kura vazhdon 25 ditë dhe mund të përsëritet pas një pushimi 1-2 javor.
3- Merren 0.5 kilogram gjedhet ulliri hidhen në tre litra ujë të sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 1.5 orë dhe pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet një filxhan 4 herë në ditë.
4- Merren 60-70 gjethe ulliri hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbesë rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.
5- Për hipertensionin dhe rastet e damllasë (hemorragjisë celeblare) duhet të vendosen 10-15 shushunjëza në qafë. Ato qëndroni të ngulitura 20-30 minuta dhe shkëputen atëherë kur janë të fryra me gjak.
6- Merren lule murrizi të bëra pluhur dhe përzihen me pak sheqer, pihen gjysmë lugë kafe 2 herë në ditë.
7- Merren 5 lugë gjelle lule murrizi të copëtuar hidhen në 0.5 litër alkool 96 gradë. Shishja mbyllet dhe lihet 10 ditë në vend të ngrohta në hije duke e përzihet herë pas herë pastaj kullohet. Pihen 20 pika lëng të përzier me pak ujë 2 herë në ditë. Kur pacienti nuk ka gjumë pihet 40 pika para gjumit.
8- Merren 4 lugë gjelle të bimores së përbëra nga pjesa të barabarta veshtulle mijëfletëshi lule murrizi e lule kamomili hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet pak mjaltë. Pihet i ngrohtë para ngrënies një filxhan 3 herë në ditë ose disa gllënjka çdo 1-2 orë. Kura vazhdon 20 ditë në muaji për disa muaji rresht.
9- Dy kokrra të mëdha hudhre në një litër ujë dhe zihen për 10 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet pastaj kullohet dhe lëngut i shtohet lëngu i 3-4 limonëve. Pihet një filxhan çdo mëngjes esëll.
38- Merren 10 lugë gjelle mistri hidhen në një litër ujë dhe lihet të zbutet për 2-3 orë, pihet nga një filxhan herë pas here deri në 6 ose 7 filxhan gjatë ditës.
10- Merren 5 lugë gjelle me gjetje dhe rrënjë majdanozi hidhen në një litër ujë dhe vlohen për 8-10 minuta pastaj kullohen. Pihet një filxhan 3 herë në ditë.
11- Merren 4-5 lugë murrizi hidhen në një litër ujë dhe lihen mbi stufë të ngrohen, por pa u vluar për 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet lëngu dhe i hidhet lëngu i gjysmë kokrre limoni. Pihet një filxhan në darkë para gjumit.
12- Një limon pasi i hiqen bërthamat dhe një kokërr e madhe qepe grihen në makinë mishi. Kësaj përzierje i shtohet sheqer sa pasha e limonit dhe e qepës. Kavanozi i mbyllur lihet që qetësi një nate. Hahet një luge kafeje çdo mëngjes esëll.
13- Një limon pasi i hiqen bërthamat, grihet dhe përzihet me 10 gram maja buke ose maja birre, lihet në gote për 1-2 orë dhe hahet e gjithë përzierja në mëngjes. Kura zgjat 1-2 vjet.
14- Për 2-3 ditë rresht hahet vetëm oriz pa kripe që zihet derisa behet si qull. Këto ditë nuk duhet të konsumohet asnjë ushqim tjetër.
15- Merren gjysme kilogramë limona, grihen në makinë mishi dhe përzihen me gjysmë kilogramë sheqer dhe lihen në kavanoz, duke e përzier 1 ose 2 herë në dite për 10 ditë në pasdite. Hahet esëll një luge gjelle çdo ditë.
16- Merren 100 grame bishtaja të thata, groshe e re ose 100 grame fije anësore të bishtajës së groshës së freskët hidhen në 1,5 litër ujë dhe zihen derisa të mbesë gjysma e volumit. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një luge gjelle 8-10 here gjate ditës për 21 dite rresht. Pastaj mjekimi vazhdon me lëngun e përgatitur si më sipër, por me 60 gramë bishtaja groshe për 3 jave resht dhe mjekimi i tretë për 3 javë të tjera vazhdon me lëngun e përgatitur me 20 grame bishtaja groshe si më sipër, d.m.th sasia e bishtajës hidhet ne 1.5 litër ujë, zihen sa të mbesë 0,75 litër, kullohet dhe pihet njëlloj.
17- Pesë lugë gjelle gjethe thata të coptuara hidhen në një litër ujë të ftohte. Ena lihet mbuluar një natë duke e përzier 2-3 herë pastaj kullohet. Pihet gjysme gote në mëngjes dhe në darkë.
Në mjekimin e hipertensionit
18- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga 4 luge gjelle mana toke pulli, 5 luge gjelle bar blete dhe 2 luge gjelle gjethe manaferre e nenexhik, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pasi kullohet shtihet lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan tri herë në ditë.
19- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga 4 lugë gjelle bar ethesh, një lugë gjelle lule mëllage dhe 3 lugë gjelle nenexhik e lule shtërmeni hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 10-15 minuta dhe pasi kullohet i shtohet pak lëng limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 4 herë në ditë.
20- Tre lugë gjelle me gjetje e lule thundërmishke hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer. Pihet një gotë e madhe ose 300 mililitra para drekës ose darkës.
21- 250 mililitra qumësht i zier përzihet me një veze të rrahur dhe me një luge gjelle mjaltë. Pihet i ngrohte çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje
22- Duhen 250 grame tërshëre e ciln zihet në një litër ujë derisa kokrrat të shkrihen. Kullohet duke e shtrydhur, pastaj i shtohet lëngu i një limoni. Pihet pa u ëmbëlsuar një filxhan tri herë në dite.
23. Gjatë anemisë çdo mëngjes esëll hahet 1 ose 2 mollë të përziera me dy lugë gjelle mjaltë një e kuqe veze e rrahur me disa pika konjak. Gjatë ditës hahet mëlçi e pjekur, mish qengji e keci, peshk, mish gjahu, mish rose, groshë, bizele, karota, speca, sallata bari, qumësht i plotë, djathë, me gjalpë, hirrë qumështi, shumë fruta, lëng frutash, çaj një gotë birrë dhe vere gjatë ngrënies.
Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni martesë të qetë.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.