Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi.
Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj., të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar si dhe mbajtjen për shumë të këpucëve me taka të larta.
Këshillat
Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë.
Mjekët rekomandojnë që këmbët të vihen sa më shumë në lëvizje, por lëvizjet duhet të jenë të ekuilibruara dhe të bëhen në hapësira të rrafshëta dhe jo me gurë.
Nga ana tjetër, sipas specialistëve që merren me këtë çështje, është e rëndësishme që femrat të mos përdorin taka më shumë se tre ose katër centimetër dhe meshkujt të mos ngrenë pasha të rënda.
Për të dyja gjinitë është e këshillueshme që gjatë natës këmba të lidhet me një korse najloni, e cila nuk lejon përhapjen e gjakut nëpër të gjithë damarët.
Shfaqja e venave varikoze mund të jetë e trashëgueshme, por edhe mund të ndodhë pas moshës 30-vjeçare, kryesisht tek gratë shtatzëna, pasha trupore e të cilave bëhet relativisht e madhe dhe trupi bie në qetësi, si mungesë e lëvizjeve të përditshme. Po ashtu, ato mund të shfaqen pas kësaj moshe edhe tek meshkujt. Por tek këta të fundit, zhvillimi i variçeve është veçse i trashëguar.
No comments:
Post a Comment