Pages - Menu

Tuesday, April 2, 2013

Shqetësimet e gjumit

Nëse mendoni se më e keqja që mund t‘ju ndodhë gjatë një nate është pagjumësia, ndoshta mund ta keni gabim. Ka një sërë çrregullimesh gjumi, disa të vogla, të tjera më të mëdha, që mund të shkaktojnë dëmtime reale personale e më gjerë dhe mbi të gjitha të të krijojnë probleme edhe gjatë ditës, probleme personale e shoqërore. Mjekësia e gjumit është ende një degë e re e shkencës, por metoda efektive të diagnostikimit dhe trajtimet e duhura po përpiqen që të përmirësojnë gjumin e njerëzve. Ja disa nga shqetësimet më problematike.

Sjelljet e çrregullta gjatë gjumit

Aktiviteti i trurit gjatë momentit i quajtur REM (lëvizja e shpejtë e syve), që përbën edhe 25% të kohës gjatë së cilës ëndërrojmë, është thuajse si ajo e trurit tonë në gjendje të zgjuar. Dallimi i madh, megjithatë, është se muskujt tanë janë në një gjendje shumë më të relaksuar gjatë kohës së gjumit sa të jepet përshtypja se jemi paralizuar. Sigurisht që bëhet fjalë për një mekanizëm mbrojtës e parandalues ndaj reagimeve që mund të kemi në rastin e ëndrrave të rrezikshme, apo të ankthshme. Por, kur ky mekanizëm nuk funksionon gjatë periudhës REM, atëherë kemi diagnozën që quhet "çrregullim i të fjeturit" (RBD). Ata që e kanë një diagnozë të tillë mund të reagojnë me shumë egërsi dhe forcë ndaj ëndrrave që shohin, duke mos qenë të mbrojtur. Nga ky çrregullim, sipas një studimi të fundit, vuajnë 3 në 100 veta dhe kryesisht bëhet fjalë për meshkuj mbi 50 vjeç. Jo rrallë bëhet fjalë për pasoja shkatërrimtare me dëme ndaj vetes, por edhe ndaj partnerit në shtrat. Zakonisht një pacient i tillë bërtet natën, qëllon veten dhe atë që ka pranë, duke shkaktuar dëme të paparashikueshme e shpesh të rënda. Kjo sëmundje mund të të çojë edhe në burg, pas akuzave nga partnerë të dëmtuar. Kështu, një pacient përfundoi 10 muaj pas hekurave pas një keqtrajtimi që i kishte bërë së shoqes, ndërsa ishte në gjumë duke e shtrënguar për fyti e duke e rrahur dhe kjo gjatë një fundjave romantike. Sipas shkencëtarëve, ende nuk dihet se nga shkaktohet një patologji e tillë, por është fakt se rreth 40% e të sëmurëve kanë Parkinson në faza të avancuara të jetës. Kjo është një sëmundje që duhet të ndiqet e të trajtohet me medikamente mjekësore, sepse përndryshe mund të degjenerojë dhe shkaktojë pasoja të rënda.

Sindroma e lëvizjes së këmbëve

Një në 10 persona e kanë një shqetësim të tillë dhe ky shqetësim konsiston në nevojën për të lëvizur vazhdimisht këmbët për shkak të një kruarje, djegieje, apo ndjenje të pakëndshme e të parehatshme që kanë njerëzit, ndërsa janë në gjumë. Këta të sëmurë kruhen në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit. Deri së fundi kjo sëmundje shumë gabimisht konsiderohej si një sëmundje që e kishte zanafillën në tru apo në muskujt e trupit. Por, vetëm së fundi mjekët kanë zbuluar se bëhet fjalë për një problem shëndetësor serioz, që shqetëson gjumin dhe që ka një ndikim jo të mirë në cilësinë e jetës. Po sipas studimeve të fundit, sugjerohet se kjo sëmundje mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit në tru. Megjithatë, shkencëtarët janë optimistë se shumë shpejt do të gjenden medikamente që do ta lehtësojnë problemin e të sëmurëve.

Bruksizmi

8 në 100 veta kërcasin dhëmbët në gjumë ndërsa flenë, duke shkaktuar një situatë të pakëndshme për ata që kanë rrotull dhe mbi të gjitha duke shkaktuar dëme edhe te dhëmbët e tyre, dëmtime që shkojnë edhe më tutje se dhëmbët. Më tipikët në këtë sëmundje janë të rriturit e shkolluar, që pinë duhan dhe shumë kafe e alkool e mbi të gjitha ka shumë mundësi që të vuajnë nga ankthi. Për të shmangur dëmet këshillohet mbajtja e një proteze plastike në gojë për të mos dëmtuar dhëmbët. Mund të jetë e dobishme edhe terapia e hipnozës.

Ecja në gjumë

Thuajse 1 në 5 fëmijë e kanë këtë simptomë, pra janë somnambulë, që do të thotë se dalin nga shtrati dhe sorollaten nëpër dhomë e nganjëherë edhe jashtë saj, apo jashtë shtëpisë, gjithnjë në gjendje gjumi. Mosha ku haset më shpesh është ajo mes 3 dhe 5 vjeç. Por mund të vazhdojë edhe në moshë të rritur. Këtë simptomë e kanë zakonisht ata fëmijë që bëjnë urinën në krevat edhe në moshë të madhe. Ndërsa për sa u përket të rriturve, ata nisin t‘i manifestojnë shenja të tilla në rastet kur kanë mungesë gjumi ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, apo qetësuesve të ndryshëm. Nëse këta persona do të zgjoheshin, ndërsa janë duke ecur, atëherë kjo mund të sillte reagime të egra nga ana e tyre. Por do të ishte shumë më e rrezikshme nëse nuk do të çoheshin dhe do të liheshin të lirë të bënin si të donin. Një nga masat që duhet të merren është krijimi i një dhome gjumi të sigurt për ta, duke siguruar dyert dhe dritaret apo duke shmangur të gjithë objektet e mprehta dhe të rrezikshme nga shtrati. Hipnozoterapia mund të jetë një nga mjekimet për një sëmundje të tillë.

Paraliza e gjumit

Sinjalet trunore që vënë në lëvizje muskujt gjatë fazës REM të gjumit mund të mos ndalojnë së funksionuari në mënyrë të menjëhershme pas zgjimit të njeriut. 4 në 10 persona mund ta përjetojnë një fenomen të tillë të paktën një herë gjatë jetës së tyre. Ndjesia që përjetojnë është ajo e paralizimit ose ajo e halucinacionit vizual apo dëgjimor. Të shumta janë rastet e përjetimeve të pamjes së fantazmave apo të idesë se në dhomë ka qenie të tjera. Ka shumë të ngjarë që një sëmundje e tillë të shkaktohet nga një çrregullim i trashëguar dhe shpesh kjo u ndodh njerëzve me narkoklepsi apo që përjetojnë strese të mëdha dhe kanë mungesë gjumi. Për të shmangur situata të tilla këshillohet që individi të mos lodhet shumë, të flerë rregullisht dhe në mënyrë të shëndetshme e të shmangë stresin sa më shumë që të jetë e mundur.

Narkoklepsia

Kjo situatë është në fakt e rrallë dhe prek 1 në 2500 veta, qofshin këta burra, gra, apo fëmijë dhe ka të bëjë me nevojën e madhe për të fjetur në një orë të ditës, kur zakonisht jemi aktivë në punë apo në shkollë. Kjo përgjumje e madhe në orët e ditës mund të shkaktohet pas një të qeshure të madhe, pas inatit, pas eksitimit seksual apo pas ngrënies. Njerëzit që kanë një simptomë të tillë duan menjëherë të flenë dhe kjo mund t‘u shkaktojë pasoja në marrëdhëniet me të tjerët, veçanërisht në vendin e punës. Ata e kanë këtë dëshirë që duhet plotësuar me çdo kusht. Studime të fundit kanë nxjerrë në dritë se narkoklepsia mund të jetë pasojë e mosfunksionimit të trurit për sa i përket prodhimit të një kimikati me emrin oreksin dhe ky mund të jetë një çrregullim gjenetik. Kjo mund të lidhet edhe me shqetësime të tjera të të fjeturit, si sindromat e përshkruara më sipër.

Apnoea

Kjo është një ndër shkaqet e aksidenteve rrugore, pra për shkak të përgjumjes së beftë të shoferëve, zakonisht në rrugët e gjata dhe ato monotone. Shkaktohet nga muskujt e grykës që nuk arrijnë të mbajnë grykën hapur dhe ndalojnë frymëmarrjen, pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar të personit për të futur ajër në mushkëri. Në rastet ekstreme, kjo ndërprerje e frymëmarrjes mund të shkaktojë edhe vdekjen, sidomos kur mund të ndodhë gjatë gjumit. Atyre që vuajnë nga një simptomë e tillë mund t‘u qëllojë që të mos marrin frymë rreth 400 herë gjatë gjumit. Por në rastet e tjera truri ka një mekanizëm shpëtimtar, përmes së cilit, si të thuash, vihet në funksionim një mekanizëm dytësor që e zgjidh problemin. Zakonisht një simptomë të tillë e kanë meshkujt mbi moshën 50 vjeç apo njerëz që vuajnë nga gërhimat. Një studim i fundit izraelit sugjeron se në fakt një simptomë e tillë nuk është aspak e rrezikshme, madje ajo shërben për të shtuar ditët e jetës, pasi një pauzë në marrjen e oksigjenit nga organet e trupit i kalit dhe i bën ato më të forta e më të afta për të përballuar sulmet e zemrës. Një nga shkaqet e kësaj simptome është obeziteti, duhanpirja dhe konsumi ekstrem i alkoolit.

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete