Pages - Menu

Saturday, April 6, 2013

Sinuset e hundeve


Sinusiti nuk është një sëmundje që duhet nënvlerësuar sepse në rast moskurimi mund të shkaktojë probleme serioze të syrit dhe trurit. Në disa raste ai mund të përfundojë dhe me vdekje. Një sinusit i pakuruar mund të shkaktojë apses të trurit apo meningjit, çrregullime në shikim etj. Si rezultat personi i sëmuri mund të verbohet ose paralizohet. Sinuset shpesh ngjasojnë me një ftohje të thjeshtë, por se simptomat zgjasin më gjatë. Nëse zgjasin më shumë se dy javë, ekziston mundësia e infektimit. Nëse nuk i shëroni me kohë, problemet mund të zgjasin nga tre javë deri në tre vite. Ekzistojnë disa shërues natyralë, që mund ta lehtësojnë dhe mposhtin infeksionin e sinuseve.

Simptomat e sinuseve (sinusit)
Sinusiti akut zakonisht shfaqet pas një gripi apo rrufe duke shkaktuar çrregullime në sinuse dhe si rrjedhojë lindjen e çrregullimeve anatomike në hundë, sëmundjeve alergjike apo të mukozës së hundës. Secila prej këtyre sëmundjeve mund të shkaktojë sinusitin. Shenja e sinuzitit jane sekrecione te trasha nga hundet, dhimbje ose presion ne fytyre dhe dobesim i nuhatjes. Ka disa nendarje per sinuzietet ne varesi te kohes qe ato zgjasin – akute, subakute, kronike, perseritese.

Trajtimi i sinuseve (Sherimi, mjekimi)

1. Xhenxhefili njihet si pajisje për zbutjen dhe parandalimin e kokëdhembjes. Pos kësaj, është ilaç kundër infektimit, i cili lehtëson dhembjen.

2. Ekstraktet nga farat e grejpit shërojnë infektimet e ndryshme të sinuseve dhe me pak kujdes i bën të zhduken vetëm për disa ditë. Por, mos i përdorni në lukth të zbrazët, sidomos jo herët në mëngjes.

3. Uthulla e mollës. Gjatë ditës konsumoni uthullën e mollës në sasi të madhe me ujë.

4. Tretësira e piperit të kuq ndihmon në pastrimin e sinuseve. Por kjo përgatitje është e përshtatshme edhe për shërimi e të gjitha llojeve të ftohjes.

5. Eukaliptusi zbut pezmatimin e fytit. Po ashtu mund të ndihmojë edhe në zvogëlimin e indit të paprekur në sinuse.

6. Lëngu i limonit është i shkëlqyeshëm në luftën kundër viruseve dhe baktereve. Po ashtu, përdoreni në çaj, ngase ua shpëlan fytin.

7. Ushqimi i pasur me antioksidues ndihmon në ndërtimin e sistemit imun, si dhe në parandalimin e infeksionin që në fillim. Këtu bëjnë pjesë: boronicat, qershitë, mjedrat.

8. ‘Echinacea’ ofron rezultate të mira në zbutjen e ftohjes, si dhe nxit punën e sistemit imun. Në fillim të sëmundjes përdorni një sasi më të madhe, por pas tre apo katër ditëve, sasinë duhet ta zvogëloni. Gjithsesi duhet të keni kujdes se mos jeni alergjikë.

9. Vitamina C dhe zinku mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes dhe të zvogëlojnë simptomat. Merrni kapsula, sidomos gjatë zezonës së ftohjeve të shpeshta.

10. Dushi i ngrohtë. Derisa bëni dush, lejoni që uji i ngrohtë të rrjedhë përmes ballit dhe hundës suaj. Bëjeni këtë disa herë brenda ditës, por kini kujdes të mos digjni fytyrën si pasojë e ujit të ngrohtë.

11. Kaliumi shtesë ndihmon në tharjen e mukozës.

12. Menta ndihmon në qetësimin e mukozës. Mund të konsumoni çaj, ngase kjo ua lehtëson frymëmarrjen.

13. Pastrimi i sinuseve ndihmon në kujdesin e shëndetit në përgjithësi, sidomos nga disa faktorë që vijnë nga ajri, si poleni për shembull.

14. Uji. Konsumoni ujë çdo ditë, së paku 8 deri 10 gota në ditë.

1 comment:

  1. Përshëndetje miq jam këtu për të dëshmuar për mrekullinë që sapo më ndodhi më 14 janar 2022. Burri im më la mua dhe vajzën time për një grua tjetër, isha aq i frustruar sa bëra gjithçka që ishte e mundur për ta bërë atë të kthehej por jo dobi, u dekurajova disa herë, por nuk u dorëzova, derisa takova Dr Ediomo dhe gjithçka ndryshoi. Me ndihmën e mësueses, burri im është kthyer me mua dhe ne jemi të lumtur dhe jetojmë së bashku si një. Dua të të falënderoj mësues Ediomo dhe do të vazhdoj të dëshmoj fuqinë tënde. Kontakto me të në E-mail: drediomo77@gmail.com. Whatsapp: (+2348155926512) (+2349132180420). Mos hezitoni të kontaktoni me të, ai do t'ju ndihmojë të gjeni një zgjidhje për problemin tuaj

    ReplyDelete