Pages - Menu

Wednesday, April 3, 2013

Dhimbja E Dhembit


Para se gjithash duhet thene se sapo keni nje dhimje dhemi, duhet te shkoni menjehere tek mjeku. Ne rast se nuk keni mundesi te shkoni menjehere, ja se cfare duhet te beni.
Lajini dhembet disa here ne dite, e mira është pas çdo vakti. Koha e larjes duhet te zgjate rreth 3 minuta. Nëse iu dhemb mishi, mundohuni te përdorni një furçe te bute.
Për te zhdukur sa me shume bakteret, te cilat shkaktojnë infeksionet, bëni edhe shpëlarje te gojës. Gjithsesi edhe kjo duhet bere me maturi, domethënë jo me shume se dy here ne dite.
Mos e hapni shume gojën sepse dhimbja shtohet.
Përdorni medikamente qe qetësojnë dhimbjen, por ne asnjë mënyrë aspirine sepse ajo mund te shkaktoje hemorragji. Harrojeni edhe ibubrofenin ne rast se ju ka mbledhur dhembi.
Paracetamoli është shume i mire dhe duhet ta përdorni çdo 4 ose 6 ore, por jo me shume se 6 dite te njëpasnjëshme.
Mund te përdorni edhe “medikamentet” alternative, ato qe iu thoshte gjyshja kur ishit fëmijë. Mbani një karafil atje ku iu dhemb dhembi. Vlerat anti-inflamatore, antibakteriale dhe mpirëse e qetësojnë paksa dhimbjen. 
Ne rast se shihni qe një pjese e faqes iu fryhet përdorni akull.
Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të mishrave të dhëmbëve.

Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.

No comments:

Post a Comment

Post a Comment