Pages - Menu

Thursday, April 4, 2013

Kanceri i gjirit


Kanceri i gjirit është një prej tumoreve malinje që prek indet e gjirit, dhe që zakonisht shfaqet në kanalet që mbartin qumështin deri në thithën e gjirit, si dhe në gjendrat e qumështit. Ky kancer prek prek gratë edhe burrat, porn ë një raport 1 me 200 (dmth 1 burrë kundrejt 200 grave që preken nga ky kancer).

Kanceri i gjirit është një rritje e parregullt, riprodhim dhe përhapje e qelizave kancerore që lindin në indet e gjirit. Qelizat e infektuara riprodhohen dhe shumëfishohen me shpejtësi duke formuar masa indesh që quhen tumore. Këto tumore mund të jenë malinje (kanceroze) ose beninje. Qelizat kanceroze malinje shumohen dhe shkatërrojnë indet e shëndosha të trupit, dhe disa prej tyre mund të shkëputen dhe të shpërndahen në zona të tjera të trupit larg zonës fillestare ku u krijuan, gjë e cila quhet “Metastazë”.

Tumoret e mirë (beninj): Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat, zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.

Tumoret e këqinj (malinj): vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe kanë emra e veçori të ndryshme. Vetëm 2% nën 30 vjeç dhe 70% mbi moshën 50 vjeç. Hormonet e brendshme kanë një rol të veçantë.

Edhe tumoret beninje rrezikojnë të përparojnë në tumore malinje nëse plotësohen kushtet dhe nuk merren masat parandaluese për këtë. Ndërhyrja kirurgjikale rrit mundësinë e shndërrimit të një tumori beninj apo të një karcinome beninje në kancer malinj dhe në përhapje të tij në gjirin tjetër apo edhe në zona të ndryshme të trupit.

Statistika

Autoritet shëndetësore botërore raportojnë për shtim numrit të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit. Specialistët japin këshilla për parandalimin e sëmundjes dhe mënyrën se si mund të dallohet sëmundja në fazat e para të ekspozimit të saj. Në ditën Ndërkombëtare Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë kërkon të sensibilizojë opinionin për mënyrat e parandalimit të kancerit të gjirit nëpërmjet kryerjes së vizitave në kohë. Ndërsa nga të dhënat e OBSH-së bëhet e ditur se çdo vit, regjistrohen 1.2 milion të prekur nga kanceri i gjirit, dhe 500.000 vdekje prej tij, ne te gjithe boten. Rreth 185.000 gra në Evropë preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Sipas saj, kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç.

Vetë-kontrolli

Të gjitha femrat mund të dallojnë sëmundjen nëpërmjet prekjes së herëpashershme të gjinjve duke vënë re dallimet që mund të pësojnë. Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, 7 deri në 10 ditë pas kalimit të periodave, mbasi gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të të ngatërrojnë. Në periudhën e menopauzës (mbarimit të periodave), vetëkontrolli i gjirit bëhet ditën e parë të çdo muaji, me qëllim që të jetë më e lehtë për tu kujtuar.

Diagnozimi i sëmundjes

Ka disa mënyra për të zbuluar kancerin e gjirit:

Vetë-kontrolli mujor i gjirit
Kontrolli i gjirit tek mjeku
Mamografia
Ekografia e gjirit
Si bëhet vetë-kontrolli i gjirit?

Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart në ije. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?
Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën apo madhësinë e gjinjve?
Qëndroni përpara pasqyrës. Vendosini duart pas kokës. Kthejeni trupin majtas. Kthejeni trupin djathtas. Vini re: Mos ka ndonjë ndryshim të pazakonshëm në ngjyrën, formën ose në madhësinë e gjinjve?
Kontrolloni me majat e gishtërinjve të dorës së djathtë gjirin e majtë dhe me majat e gishtërinjve gishtat e dorës së majtë gjirin e djathtë, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?
Kontrolloni me të prekur sqetullën e djathtë, pastaj dhe sqetullën e majtë. Vini re: Mos ka ndonjë kokërr tek gjinjtë?
Vetë-kontrollin e gjinjve mund ta bëni edhe kur jeni duke bërë dush apo kur jeni duke ndenjur shtrirë.
Përpiquni ta bëni zakon bërjen e vetë ekzaminimit të gjirit 1 herë në muaj!

Shenjat e sëmundjes

Ankesa kryesore në tumore është një masë në gji. Zakonisht ajo gjendet në pjesën e sipërme për nga jashtë trupit nëse do ta ndanim gjirin në katër pjesë të barabarta.
Prej shenjave të tjera është rrjedhja nga gjiri, zmadhimi i gjirit, retraksioni (futje brenda, tërheqje) i gjirit.
Një nga shenjat kryesore të sëmundjeve të gjirit në përgjithësi (e jo të kancerit në veçanti) është dhimbja e gjirit. Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi, por ato gra që kanë tek të afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. Tre ankesat kryesore të sëmundjeve të gjirit janë dhimbje, masë dhe rrjedhje. Më e rëndishme është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke shtrënguar gjirin. Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e gjirit. Kurse për sa i përket masës ajo duhet pare nëse është kist apo masë solide dhe sipas rastit doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e biopsisë apo jo.

Mos u trembni
Shumë prej shqetësimeve që ndjeni në gji nuk përbëjnë ndonjë rrezik, por sidoqoftë, vizita te mjeku është e nevojshme për t’u siguruar. Lexoni këtu për të mësuar më shumë rreth dhimbjeve të gjirit tek gratë.

Disa faktorë të rrezikshëm

Disa kërkime të fundit deklarojnë se grupi i moshave mbi 50 vjec ka një nivel  të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi i moshave nën 20 vjec kanë nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se  kjo sëmundje është shumë agressive për grup moshat midis 25-50 vjec.
Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; vecanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, përshembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.
Femrat të cilat pijnë duhan dhe alkol rrisin rrekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk i kanë ushqyer me gji bebet e tyre.
Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer (nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.
Kanceri i gjirit është i lidhur dhe me obesitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.
Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.
Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.
Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.

Mënyrat aktuale të kurimit

·  Ndërhyrja kirurgjikale
·  Radiotherapy
·  ‏Chemotherapy
·  ‏Hormonal therapy
·  Targeted therapy

Immunotherapy
 ‏Biologic therapy
· Alternative medicine & Complementary medicine
·  Trajtimi psikologjik dhe sensual i të sëmurit

No comments:

Post a Comment