Pages - Menu

Friday, April 8, 2016

Sëmundjet e pranverës? Ja si t’i parandalosh

Flet mjeku hematolog, Vlash Gjeçi

Ardhja e pranverës për shumë persona shoqërohet me apati, lodhje, dobësi e përgjithshme trupore, mungesë oreksi etj. Simptoma këto që në popull i atribuohen të ashtuquajturës “periudhë e ndërrimit të gjakut”.

Por cilat janë shkaqet në të vërtetë, si mund të trajtohen dhe parandalohen këto probleme? Ja se çfarë thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” mjeku hematolog, Vlash Gjeçi:
Periudha e ndërrimit të stinëve dhe ardhjes së pranverës në popull njihet si periudha e ndërrimit të gjakut...
Ky është një përkufizim krejtësisht i gabuar. Nuk është e vërtetë që ndërrohet gjaku, pasi ai nuk mund t’i nënshtrohet një procesi të tillë. Ai prodhohet nga rruazat e gjakut, të cilat rrojnë mesatarisht 100 ditë. Ato nuk lindin në të njëjtën ditë, ose më saktë nuk prodhohen të gjitha vetëm në dimër, që të vdesin të gjitha në pranverë. Ato ndërrohen vazhdimisht, në mënyrë që të mos krijohen probleme në organizëm nga mungesa e tyre.

Eshtë e vërtetë që ciklet stinore ndikojnë në organizmin e njeriut?
Tashmë studime të ndryshme kanë arritur të vërtetojnë se ciklet stinore ndikojnë në ritmin biologjik të gjithsecilit prej nesh, duke e detyruar organizmin të përshtatet me ndryshimet klimaterike.
Kalimi nga dimri në pranverë shoqërohet me rritje të temperaturave dhe të orëve me dritë dhe me një mënyrë ushqyerjeje ndryshe, gjë që mund të jenë shkaku i luhatjeve të metabolizmit dhe të shfaqjes së stresit fizik. Përveç kësaj, organizmit i duhet kohë për t’u ambientuar me ritmet e reja: nëse në dimër dita zakonisht nis në orën 08:00 dhe mbaron në 19:00, në pranverë mund të zgjasë deri në orë 21:00 të mbrëmjes.

Në këtë periudhë njerëzit shpesh ankohen për dhimbje trupi, dobësi, apati, mungesë përqendrimi etj. Nga se shkaktohen këto probleme?
Ardhja e pranverës shoqërohet me një rritje pak a shumë graduale të temperaturave që e detyrojnë organizmin, ende të pamësuar, t’i nënshtrohet një pune të madhe në tentativë për të ulur me shpejtësi nxehtësinë që prodhohet nga çdo lloj aktiviteti fizik. Stresi fizik që prek në këtë periudhë në numër të konsiderueshëm personash shpjegohet pikërisht me ketë nevojë të organizmit për të përmirësuar termorregullatorin, në mënyrë që të arrijë të përballojë më mirë luhatjet e temperaturave, tipike për ndërrimin e stinëve.
Në kalimin nga dimri në pranverë, fiziku do kohë të mësohet me ritmet e punës që detyrohen nga shtimi i orëve me diell, duke shkaktuar stres dhe lodhje.
Përveç kësaj, me ndërrimin e stinëve ndryshon dhe mënyra e ushqyerjes, që kalon nga një regjim ushqimor në përgjithësi i pasur me yndyrna dhe ushqime kalorike, në një tjetër të bazuar kryesisht në fruta, perime dhe ujë. Përveç kësaj temperaturat më të larta mund të jenë shkaktare të humbjes së oreksit dhe ndjesisë së dobësisë. Këto janë arsyet që shpesh në ndërrimin e stinëve, sidomos pas daljes nga stina e dimrit për shkak të një ushqimi të njëtrajtshëm, shfaqet deficit vitaminash që ne e njohim me termin Pellagra, që është një sëmundje që shfaqet me asteni (dobësi të përgjithshme trupore, dhimbje muskujsh), diarre, dermatit nga dielli dhe demencë( plogështi, probleme me përqendrimin, kujtesën etj).

Ju thatë që arsyeja e dobësisë, lodhjes, karakteristike për pranverën, lidhet dhe me një regjim ushqimor të papërshtatshëm. Si duhet të jetë regjimi ushqimor që të parandalohen dhe përballohen sëmundjet e pranverës?
Natyrisht duhet një regjim ushqimor i balancuar dhe i pasur me karbohidrate, yndyrna dhe proteina. Por mbi të gjitha këshillohet që në regjimin ditor të gjithsecilit të shtohen vitaminat dhe magnezi që i falin energji organizmit dhe e bëjnë të përballojë me mirë ndryshimet klimaterike. Kështu, për sa i përket proteinave rekomandohen ato bimore që gjenden te fasulet, soja dhe thierrzat, ndërsa ato shtazore te mishi i viçit dhe i derrit, por dhe te peshku. Ndërsa për yndyrnat më të mirat janë ato që gjenden te vaji i ullirit, i misrit, i sojës dhe i lulediellit.
Ndërsa për sa i përket vitaminave, burimi më i mirë i tyre janë perimet dhe frutat e freskëta të stinës.

Vitaminat aleate të shëndetit 

Vitamina B1
Drithërat, mëlçia, mishi i derrit, fasulet, arrat, orizi, maja e birrës, soja.

Vitamina B2
Majaja e birrës, mëlçia, arrat, orizi, bizelet, fasulet, veza, qumështi.
Vitaminat e grupit B bëjnë të mundur transformimin e ushqimeve në energji dhe lejojnë trurin, nervat dhe muskujt të funksionojnë rregullisht, përveçse ndihmojnë në prodhimin e rruazave të kuqe. Rol tjetër i rëndësishëm i këtyre vitaminave është aktivizimi i enzimave që mbështesin punën e sistemit imunitar.

Vitamina C:
Agrumet, specat e kuq, lulelakër, qepet, spinaqi, kivi, frutat e pyllit. Mbron enët e gjakut, pengon hemorragjitë e lëkurës e mukozave, është mjaft i mirë për të mbrojtur nga virozat.

Vitamina A:
Të gjitha perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli si karotat, domatet, portokallet, banania, kunguj, patatet, hudhra. Lufton hipertensionin, mbron mushkëritë, ndihmon shikimin, pengon plakjen e qelizave dhe mbron lëkurën dhe mukozat.

Studimi
Dieta natyrore lufton kolesterolin

Një dietë natyrore e bazuar te perimet dhe frutat e freskëta, është arma më e mirë kundër kolesterolit. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish të Universitetit të Torontos, i publikuar në “Journal of the American Medical Association”.
Për disa javë 46 persona i janë nënshtruar një diete të varfër me yndyrna, ndërsa 14 të pasur me yndyrna. Grupi i parë ka treguar një ulje prej 28.6% të kolesterolit. Duket se përfundimi i këtij studimi do ndikojë mjaft në përmirësimin e jetës së personave që vuajnë nga nivelet e larta të kolesterolit në gjak.
Bëhet fjalë për një regjim vegjetarian, mes të tjerash të pasur me ushqime që përmbajnë fibra, vaj ulliri, mandarina dhe oriz.

pyetje pergjigje

Përshëndetje! Jam një vajzë 23-vjeçare dhe dua të di se çfarë është Candida, nëse transmetohet me rrugë seksuale? Çfarë duhet të bëj për ta trajtuar dhe çfarë komplikacionesh mund të shfaqë?
Me respekt Sona

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gjinekologe, Kozeta Mustafaraj:
“Candida është një specie dimorfike (dyformëshe) që në gjuhën e përditshme njehet me emrin myk apo fungi. Njëra formë është ajo e sporeve që janë përgjegjës për transmetimin dhe rritje pa shenja të infeksionit, tjetra është forma e micele që është përgjegjëse për rritjen dhe zhvillimin e mykut. Në raste të mykozave vaginale në 85-90 % të rasteve është përgjegjëse “Candida albicans”. Zhvilimi i saj favorizohet nga përdorimi i antibiotikëve, shtatëzënisë, diabeti. Një pjesë e mirë e rasteve kronicizohen dhe rikthehen shpesh gjatë jetës së gruas.
Në çdo rast duhet bërë mjekimi me antimykotik, sipas mykogramës më medikamente nga goja dhe mjekim lokal të të dy partnerëve.
Vetë candida nuk jep dëmtim të drejtpërdrejtë, por përveçse sjell diskomfort tek gruaja, duke qenë se zhvillohet në një ambient acid, prish florën lokale, favorizon zhvillimin e infeksioneve nga mikrobet të tjerë, të cilët kanë efekte negativ mbi epitelin e vaginës dhe të qafës së mitrës”.

Thursday, December 10, 2015

Gripi dimëror shkakton narkolepsi

Ata të cilët kanë qenë të sëmurë nga gripi gjatë dimrit, më së shpeshti vuajnë nga sëmundjet e gjumit- pohojnë shkencëtarët, të cilët kanë përcjellë 900 pacientë kinezë me narkolepsi.
 Statistika është e qartë. Pesë deri në shtatë muaj pas valës së gripit janë më të shpeshta rastet me çrregullimin e gjumit.
Pas epidemisë së fuqishme të gripit në dimrit 2009/2010 është rritur për tri herë numri i rasteve me narkolepsi (humbje e befasishme e gjumit).
“Rezultatet tona janë dëshmi e fuqishme se infeksionet dimërore me gripin A dhe/ose me streptokokë, veprojnë si shkaktarë të narkolepsisë”, pohojnë autorët

Tuesday, April 28, 2015

Djegia nga dielli - kurimi

Nëse nuk duhet ndërhyrja e mjekëve, dermatologët këshillojnë përdorimin e mënyrave alternative për t‘i qetësuar

Si mund të kurojmë në shtëpi djegiet e diellit?

Kamomil, livandë, ose mjaltë, ja mënyrat për të shëruar lëkurën e sëmurë

Ditët e nxehta të verës kanë filluar. Ju pëlqen të rrini për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit? Apo keni dëshirë të nxiheni pak për të larguar ngjyrën që mbizotëron prej muajsh në lëkurën tuaj?

Megjithatë, duhet të keni kujdes, sepse nëse nuk jeni mësuar me asnjë ekspozim diellor dhe po nisni ditët e plazhit në muajin korrik, mund t‘iu shkaktojë probleme të ndryshme, mes të cilave djegiet, që shpesh dihet që mund të jenë mjaft të rrezikshme. Zgjidhja që dimë prej kohësh, duke evituar ekspozimin në orët e drekës, është përdorimi korrekt i kremrave kundër diellit. Nga faktorët mbrojtës, më i këshillueshmi është 50+. Kremrat me faktor mbrojtës më të ulët se 6 nuk sigurojnë asnjë lloj mbrojtjeje nga rrezet e dëmshme të diellit, sigurojnë specialistët. Po ashtu, studimet e bëra për rreziqet që i kanosen lëkurës nga dielli kanë treguar se janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit për të marrë një ngjyrë të bukur. Në ndihmë do të na vinin edhe 10 minuta, apo një dietë e shëndetshme me fruta e zarzavate.

Nëse djegiet janë të lehta dhe nuk lind nevoja e ndërhyrjes mjekësore, dermatologët këshillojnë përdorimin e mënyrave alternative, edhe pse kujtojmë se ajo natyrale nuk është sinonim i sigurisë së plotë. Kështu, para se t‘i nisim, është mirë t‘i drejtohemi një specialisti. Ndërkohë, ja një listë e kurave natyrore për të lehtësuar djegien dhe skuqjen që mund të pësojë lëkura nga dielli.

Livanda

Që prej shumë kohësh, kimisti francez Renè Gattefossè filloi të bënte eksperimentet e para mbi esencën e livandës, duke marrë rezultate të mira edhe në rastet e djegies. Dihet se livanda kryen edhe një veprim antiseptik dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kundër djegieve nga dielli mund të përdorni një çaj të thjeshtë të përgatitur me të. Lyejeni krejt trupin, por përgatitja nuk duhet të jetë shumë e nxehtë për të evituar një tjetër djegie.


Aloe vera

Është ndoshta një nga kurat natyrore më të njohura dhe më të përdorura kundër diellit. Arrin të reduktojë inflamacionin, skuqjen dhe dhimbjen. Studimet e bëra mbi këtë lloj bime janë të shumta, mes të cilave edhe ajo e vitit 1995 kur është përdorur për të kuruar viktimat e atentatit të qytetit të Oklahomës. Kurat u kryen nga mjeku T. Moore që kishte trajtuar rreth 4000 raste djegiesh në botë dhe rezultuan mjaft efikase. Grini një fletë aloe vera dhe xhelin që del prej saj vendoseni në vendet e djegura.


Mjalti

Është një prej qetësuesve më të "bezdisur", por që funksionon në mënyrë perfekte, nëse nuk keni në dispozicion asgjë tjetër më praktike. Sipas kërkimeve të kryera në "Clinical Trials Research Unit" të Universitetit të Auklandit në Zelandën e Re, mjalti të qetëson dhimbjet, kryen një veprim antibakterial dhe në rastet e djegieve të rënda arrin të heqë qelizat e vdekura nga indet për një rigjenerim më të shpejtë.


Kamomili

Një tjetër qetësues natyror efikas është edhe kamomili, që jo më kot qëndron i pari në listën e bimëve medicinale që përdoret për të gjitha sëmundjet. Mirë është të përdoren kremrat pas diellit me kamomil, ose mund të përgatitet një çaj kamomili. Lihet të ftohet dhe vendoset direkt në pjesët që të dhembin, 2 ose 3 herë në ditë.

Molla

Redukton të skuqurën dhe ndihmon në qetësimin e plagëve. Qëroni një mollë, priteni në copa dhe vendosini te pjesët me djegiet dhe dhimbjet më të mëdha.


Uthulla e verës së bardhë

Gjyshet prej dekadash kanë aplikuar uthullën për djegiet nga dielli dhe shërimin e lëkurës së djegur. Me kompresat e uthullës së ftohtë në lëkurë, gjyshet dikur na thoshin se shërimi është i garantuar.


Kosi

Provoni të zëvendësoni kremin tuaj pas diellit me kos të ftohtë, kjo mënyrë shërben për të dezinfektuar lëkurën dhe për të hequr ndjesinë e djegies. Vendoseni kosin mbi trup për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni


Uji

Mirë është të pini shumë ujë edhe kur jeni në det, por edhe kur jeni kthyer në shtëpi. Hidratimi i lëkurës e ndihmon trupin t‘i administrojë më mirë djegiet.


Dushi

Herë pas here dush me ujë të ftohtë dhe kompresa me akull në vendet e dëmtuara. Është e sigurt se do të ndiheni më mirë.

Gazeta Shqiptare

Tuesday, September 16, 2014

Rënia e flokëve

Humbja e flokëve është një fenomen normal dhe gjithçka ndodh gjatë ndërrimit të stinëve, sidomos në vjeshtë. Shkaktarët kryesorë që dobësojnë flokët tanë janë: stresi, pirja e duhanit, ushqyerja e dobët, shtatzënia, barnat, etj.
Si të ndalojmë humbjen e flokëve? 
Për të arritur rezultate të kënaqshme duhet të zbatohen disa metoda natyrale, drejtpërdrejt në flokë, në formën e maskës, para ose pas larjes me shampo. Ju vetëm duhet të zgjidhni përbërësit tuaj të preferuar:
1. Aloe Vera
Një përbërës i dobishëm për forcimin e flokëve është aloe vera. Përdoret si gel, aplikohet në flokë për të paktën gjysmë ore para se të pastrohen. Gjithashtu, duke marrë një lugë (çaji) në ditë me lëng aloe vera në stomak bosh, mund të nxitim rritjen e flokëve më shpejt.
2. Hudhra 
Metodat natyrore kundër rënies së flokëve, me të vërtetë të reagojnë në favorin tuaj. P.sh. Përzieni disa thelpinj hudhër të copëtuar. I vendosni këto në një filxhan qumësht për 45 minuta, më pas aplikoni këtë trajtim të mirë gjatë ditës në kokën tuaj. Hudhrën mund ta përzieni dhe me vaj ulliri.
3. Xhenxhefili
Xhenxhefilin, mund ta konsiderojmë si një bimë vërtetë të mrekullueshme, duke u bazuar në cilësitë e saj vepruese në rast të problemeve të shumta shëndetësore. Me referencë të veçantë për sëmundjet e ftohjes, është gjithashtu e dobishme në përgatitjen e një trajtimi për të rritur flokët dhe stimuluar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Nevojitet xhenxhefil pluhur dhe vaj susami. Recetën e plotë do ta publikojmë në artikullin e radhës.
4. Bimët 
Për ta përfunduar, mund të themi se ky fenomen, i cili prek meshkujt dhe femrat njësoj, mund të shërohet me metoda natyrore: rozmarinë, hithër, sherbelë. Në çfarë mënyre? Vendosini këto bimë në një tenxhere me ujë dhe lëreni të vlojë për 5 minuta. Më pas kullojeni, dhe shpëlajini flokët pasi t’i keni larë me shampo. Kështu ju do të keni krijuar një losion, që i bën flokët shumë të butë dhe të dendur! Për të përshpejtuar procesin, shtoni disa pika vaj esencial rozmarine në shampon tuaj.

Ebola - sa duhet t’i frikësohemi

Nuk mund të bëhet infektimi nëpërmjet objekteve, përpos nëse objekti nuk është kontaminuar me gjak apo me lëngje trupore të të infektuarit, me mbajtje në dorë, prekje me dorë në transportin publik, por jo nëpërmjet ushqimeve, përveç, nëse mishi nuk është nga kafshët e infektuara, transmeton Telegrafi.
Kjo sëmundje infektive, shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve kuqe, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.
Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës. Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato.
Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë. Nëse një pacient dyshohet për Ebola, ai duhet izoluar dhe departamentet e shëndetësisë duhet të kontaktohen menjëherë. Testet përfundimtare për këtë virus janë ELISA dhe PCR; gjithashtu mund të përdoret edhe kultivimi i viruseve.
"Ebola dhe infeksione të ngjashme shpërndahen më së shumti nga kontakti direkt i me lëngje trupore, thotë Nick Beeching, ligjërues në Shkollën e Liverpoolit të Mjekësisë Tropikale në Angli.
Ndryshe, ky virus është vdekjeprurës për 20 deri në 90 për qind të të infektuarve – varësisht nga fuqia e tij. Virusi aktual i përket tipit Ebola-Sudan, i cili shkakton vdekjen e 70 për qind të të infektuarve.
Momentalisht nuk ekziston asnjë ilaç për shërimin nga Ebola. Pacientët trajtohen me terapi mbështetëse, e cila përfshin balancimin e lëngjeve, duke ruajtur nivelin e tyre të oksigjenit dhe tensionin e gjakut, si dhe trajtimin e tyre për çdo infeksion të ndërlikuar. Disa edhe mbijetojnë.
WHO rekomandon shmangien e kontakteve me kafshë të ngordhura – veçanërisht me primatë – dhe mos ngrënien e mishit të këtyre kafshëve, ngase besohet se i mund të jetë burim i virusit.
Ky virus vdekjeprurës, nuk paraqet ende rrezik për Kosovën. Trajtimi i të infektuarve eventual mund të bëhet në shërbimin spitalorë të Kosovës, vlerësojnë ekspertët shëndetësor.

Wednesday, November 20, 2013

Bimët mjekësore që shërojnë të gjitha sëmundjet


Për sëmundje të shumta në trupin e njeriut si p.sh., obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, forma të ndryshme tumorale, etj; shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjitha këto sqarohen në suplementin e fundjavës në “Tirana Observer”, me receta të dobishme për të siguruar shëndet dhe jetëgjatësi. Mund të merrni përgjigje për shumë nga pyetjet që çdokujt mund t’i lindin në jetën e përditshme, siç janë roli dhe funksioni i yndyrnave, proteinave, vitaminave, çfarë është një dietë e shëndetshme, dhe për shumë elemente të tjera të rëndësishme që përbëjnë atë që quhet një ushqyerje e shëndetshme. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë organet jetësore dhe për t’i ndihmuar ato të funksionojnë sa më mirë, duke shmangur problemet e ndryshme shëndetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për organizmin. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Cilat bimë kurojnë aneminë, sëmundjet e zemrës. Një sërë recetash të mbështetura në mjekësinë moderne, por aq dhe në atë popullore, për të kuruar sëmundje të ndryshme që shfaqen në organizmin tonë. Këshillat më të fundit që japin mjekët për të shmangur sëmundjet e zemrës, stomakut, aparatit tretës, gripit. Si të luftoni kancerin, diabetin e shumë shqetësime të tjera me fruta dhe perime. Si të shmangni sëmundjet e ndryshme, cila është strategjia e duhur për një jetë të shëndetshme. Cilat janë recetat më të fundit të rekomanduara nga mjekët për të qenë të shëndetshëm. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni këshilla dhe receta për të luftuar çdo sëmundje që ju shqetëson.
Ilaçet Popullore kundër anemisë
Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Në numrin e këtij suplementi, janë përzgjedhur disa nga ushqimet bazë të cilat luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.
HURMA
Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat. Tezë kjo e cila hedh poshtë faktin e hurmat bëjnë mirë vetëm për gjëndrat tiroide. Pasi ato janë shumë të domosdoshme të konsumohen nga të gjithë ata që kanë probleme me gjakun e tyre, kryesisht mangësira si në rastin e anemikëve.
KAROTA
Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.
RREPA E KUQE
Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, sipas Mjekësisë Popullore duket të jetë edhe rroga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.
GJETHE HITHRE
Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm. Është një nga bazat kryesorë të Mjekisë Popullore.
LULESHTRYDHJA
Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj. Në rast se konsumatorët e kanë të vështirë në periudha të caktuara që të gjejnë luleshtrydhe në treg, atyre u këshillohet edhe përdorimi i lëngjeve të frutave që me luleshtrydhe por që nuk përmbajnë gaz.
FIKU
Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gram karafil dhe 100 gram mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.
FARAT E ZEZA
Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Por farat e zeza u bëjnë mirë edhe anemike. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)
Bimët mjekësore që përdoren për mjekim
Aloa Vera
Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.
Kopra
Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.
Trumëza
Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.
Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.
Mendra
Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.
Lëngu i Kulfimës
Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.
Kakaoja mbron nga sëmundjet e zemrës
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.
Kakao kuron:
1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2-Është antidepresive
3-Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesën
Fiku
Të gjithë të dhënat e mjekësisë popullore arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.
Molla
Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re,domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Sipas Mjekisë Popullore ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pasha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.
Banania
Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat.
Kajsia
Ky mund të quhet edhe si futi çudibërës, për Mjekësisë Popullore. Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi I kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.
Vishnja
Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e Mjekisë Popullore ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.
Qitro
Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Mjekësia Popullore tregon se ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.
Portokalli
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.
Mandarina
Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.
Rrushi
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët popullorë është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.
Pjepri
Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.
Qershia
Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.
Dardha
Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.
Speci
Për Mjekësinë Popullore, ky perim duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e flokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër nëpërmjet specat mund të zgjidhin edhe problemet e atyre që i kanë thonjtë e dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.
Brokoli
Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, për të Urtët Popullorë, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.
Llahanaja
Është një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Libra të tërë të Mjekësisë Popullore tregojnë se nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumimin të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.
Karota
Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të gjitha organeve të njeriut.
Kastraveci
Jo më kot, që në epokën primitive, kohë kur ende nuk kishin dalë kremrat dhe produktet e paketuara të cilat ndihmonin në “zhdukjen” e syve të plakur, të enjtur dhe të rrudhur. Edhe në ditët e sotme, përdorimi i kastravecit, duket të ketë të njëjtat veti çudibërëse. Mjekësia Popullore vërteton se ky produkt bën të numri në rinimin e muskujve të lëkurës, si dhe i jep elasticitet qelizave.
Hudhra
Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës, nga të gjitha grupmoshat.
Ananasi
Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen. Është e këshillueshme që fruti të jetë i freskët dhe kjo gjë dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet të jenë aspak të zverdhura, por në një jeshile sa më të errët. Më të mirët janë ananaset e kultivuar në Costa Rica, sepse përmbajnë më shumë vitamina, në krahasim me të vendeve te tjera.
Bananet
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë Cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “y deri tre banane ne dite janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet këtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.
Dardha
Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Ato ulin sasinë e yndyrnave në gjak,ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolosterolit në gjak. Dhe siç e shpjegon dhe Dr.Mary Ellen Camire, kjo është diçka e rrallë te frutat. Gjithashtu, dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundër osteoporozës, që shkaktohet si rrjedhim i mungesës së këtij minerali, të gjendur te dardha. Ky frut është i dobishëm dhe për trurin. Dardha para ngrënies ashtu si molla nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.
Peshku
Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.
Qumështi
Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Me gjithë vlerat e mëdha që ka qumështi, përsëri i rekomandueshëm është përdorimi i qumështit me yndyrë të reduktuar. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Në kohët e sotme ekziston mundësia e një qumështi me yndyrë të reduktuar. Qumështi është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.
Kosi
Nëse dikush do t´iu ofronte një luge me mikroorganizma të gjallë për të ngrënë, natyrisht që gjithkush s´do të pranonte. Por çfarë do të bënit nëse kjo gjë do të sillte të mira në shëndetin tuaj? Miliona njerëz e bëjnë këtë gjë duke ngrënë, organizma të vegjël të gjallë nëpërmjet kosit. Sipas studiuesve janë pikërisht këta mikroorganizma që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulçerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.
Misri
Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Në jug të Dakotës në ShBA, popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin “Festa e Misrit” ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misër. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Ai përmban një lloj vitamine B (Thiaminë) që është e domosdoshme për njeriun.Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Birra
“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj. Një tjetër efekt pozitiv i birrës është pikërisht veprimi antioksidant i maltos dhe ai parandalues i osteoporozës. Pra, mbron më mirë se aspirina. Nëse e pirë në mënyrë të moderuar nënkupton deri në 2 gota në ditë nga 20Çl secila, në mënyrë të rregullt nënkupton pirjen e birrës gjatë vakteve dhe aplikimin e kësaj doze çdo ditë.
Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe në rastin e problemeve me jashtëqitjen. Kujdes duhet treguar në përdorimin e mjaltit nga foshnjat. Në ndryshim nga fëmijët e vegjël dhe të rriturit, foshnjat nuk mund të përballojnë tretjen në mënyrë optimale të tij. Mjalti ka përmbajtje shumë të lartë sheqeri, 300 gram sheqer mund të krahasohen me 250 gram mjaltë.
5 të mirat e rrepave
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe betainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. Mjekësia Popullore vë theksin tek domosdoshmëria e kësaj perimeje, madje këshillohet të gjithë amvisat që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.
1-Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
2-Rindërtojnë arteriet
3-Ruajnë nivelin e gjakut
4-Ndihmojnë anemikët
5-Përmbajnë vitamina të ndryshme
5 mënyrat e konsumimit të lakrës
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia Popullore ne Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se ky është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
1-Përmban 22 kalori
2-Stimulon enzimat në organizëm
3-Reduktojnë rrezikun e kancerit
4-Rekomandohet lakra e zier
5-Nuk këshillohet në turshi
Gujava
Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal, si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.
1-Përmban 688 potasium
2-Në përbërjen e tij ka domate dhe limon
3-Një gotë lëng nga ky frut, e barabartë me një banane
4-Përmban sasi të vogël acidesh
5-Shmang kancerit e prostatës
Lakra zvicerane
Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.
1-Ka formën e gjethes së lakrës
2-Përmban lëndë të nevojshme për organizmin
3-Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë
4-Përmban betakaroteni
5-Përmban kimikate që mbrojnë retinën e syrit
Kanella
Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
1-Ndihmon meshkujt për problemet me stomakun
2-Ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak
3-Ndihmon në sëmundjet e zemrës
4-Të sëmurët me diabet duhet të konsumojnë kanellë për 6 javë
5-Ul nivelin e sheqerit në gjak dhe kolesterolin e keq
Purslana
Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.
1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur
2-Purslana përmban Omega-3
3-E dobishme për sëmundjet e zemrës
4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina
5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene
Shega
Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.
1-Mbron nga kanceri i prostatës
2-Rregullojnë sistemin sistolik
3-Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut
4-Përmban vitaminën C
5-Shton rezervat e vitaminave në organizëm
Farat e frutave
Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.
1-Farat i mbijetojnë kohës
2-Ato mund të përpunohen dhe konservohen
3-Përmbajnë antioksidantë
4-Reduktojnë nivelin e insulinës rezistente
5-Parandalojnë shfaqjen e diabetit
Kumbulla e thatë
Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.
1-Përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik
2-Janë efektivë kundër “radikalit superoksid anion”
3-Luftojnë kancerin
4-Rigjeneron qelizat e dëmtuara
5-I reziston kohës
Fara kungulli
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.
1-Përmbajnë magnez
2-Shmangin vdekjen e hershme
3-Lëvorja e tyre ju siguron fibrën
4-Është mirë të hahen me gjithë lëvore
5-Janë të shëndetshme për zemer

Monday, April 22, 2013

Dhimbjet E Barkut


Barku, pse shkaktohen dhimbjet

Jo me kot njerezit thone se barku vendos. Tani edhe mjekesia po u jep te drejte. Truri i dyte i njeriut gjendet ne bark. 100 milione qeliza nervore mbeshtjellin zonen e tretjes ne bark, duke formuar nje shembelltyre te trurit ku llojet e qelizave, lendet vepruese dhe marresit jane po te njejtit qe gjenden ne tru. Proceset fizike jane me teper te lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri me sot. Truri i barkut luan nje rol te madh per ndjenjat e gezimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerise se tretjes nuk merret vetem me analizimin e perberjes se ushqimit, nivelit te kripes dhe perqindjes se ujit apo vetem me bashkerendimin e mekanizmave te pertypjes dhe tretjes. Pervec ketyre ai mban nen kontroll edhe barazpeshen e persosur tek lendet baze te nervave, hormonet qe mund te stimulohen dhe sekretet qe duhen ruajtur. Pergjate 75 vjetesh jete kalon me teper se 30 tone ushqim dhe 50 000 litra leng neper zorre. Trurit te barkut i del per detyre te analizoje me miliona lende kimike dhe te mposhte miliona helme apo rreziqe te tjera te ardhura me ushqimin, pune te cilen ai arrin ta beje me nje shkalle te larte inteligjence. Zorra eshte organi me imunitetin me te madh ne trupin e njeriut ne te cilen gjenden me teper se 70 perqind te qelizave mbrojtese.

Funksioni

Barku dhe koka jane te lidhura ngushte me njera-tjetren. Ate qe ndodh ne koke e merr vesh pernjehere barku. Kur ndonje helm arrin te depertoje ne trup, truri barkor e ndjen rrezikun dhe dergon sinjale alarmi per ne koke dhe truri i kokes dergon sinjale ne drejtimin e kundert per poshte. Truri i kokes zbut te ndjerin keq. Po te ndjenim me tere fortesine e tyre tere ato qe ndodhin ne bark, do te ndjeheshim shume keq. Midis te tjerash nuk do te ishim ne gjendje te flisnim, nderkohe qe do te hanim. Kur njeriu ka kaluar pergjate nje periudhe me stres te qendrueshem, atehere ky ka mbetur akoma jo vetem ne tru, por edhe ne bark. Barku midis te tjerash furnizon edhe katalogun e madh te ndjenjave dhe mendimeve qe gjendet ne tru dhe te cilin e shfletojme kur duam te marrim nje vendim mbi nje rrethane te ngjashme me nje qe kemi perjetuar me pare.

Kurat

Pervoja ka treguar se edhe kurat popullore kane dhene rezultate te shkelqyera ne sherimin e shume semundjeve. Disa prej kurave te pergatitura me bime mjekesore perdoren edhe per sherimin e semundjeve te barkut. Mjeket rekomandojne qe ne dieten e perditshme te mos mungoje asnjehere ushqimet te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Dhe ne rast se dhimbjet e barkut behen te shpeshta, mjeket keshillojne perdorimin i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pime kafe, caj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t'i marrim dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit. Hurmat jane teper efikase per te trajtuar dhimbjet e barkut. Per kurimin e semundjes se barkut ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder dhimbjes se barkut si dhe anemise. Fiku eshte nje frute, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi dhe ne menyre te vecante nga te gjithe ato persona qe kane probleme me jashteqitjen.

Ushqimet qe duhet te hani

1-Ushqimet te pasura me hekur
2-Mish, peshk, shpretke
3-Veze, perime, fruta
4-Fruta qe permbajne vitamine C etj.
5-Kafe, caj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine duhet t'i marrim dy ore para ose pas ushqimit
6-Hurmat jane teper efikase per te trajtuar dhimbjet e barkut
7-Per kurimin e semundjes se barkut ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet

Dhimbjet e barkut

Dielli sheron dhimbjet e barkut
Per te gjithe ata qe kane probleme kronike me barkun, si dhe dhimbje te vazhdueshme, mjeket rekomandojne rrezet e diellit. Sipas studimeve eshte vene re se sa ne shume njerezit, qendrojne ne diell, aq me shume organizmi e "mirepret" kete gje dhe adaptohet ne favor te tij.

Fiku, efikas per dhimbjet e barkut
Fiku eshte nje frute, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi dhe ne menyre te vecante nga ato qe kane probleme me jashteqitjen.

Ne 70 vjet, trupi i njeriut konsumon 30 tone ushqim
Pergjate 75 vjetesh jete kalon me teper se 30 tone ushqim dhe 50 000 litra leng neper zorre. Trurit te barkut i del per detyre te analizoje me miliona lende kimike dhe te mposhte miliona helme apo rreziqe te tjera te ardhura me ushqimin, pune te cilen ai arrin ta beje me nje shkalle te larte inteligjence.

Cfare Shkakton Dhimbjen e Kokes?


Kur na ndodh te kemi nje dhimbje koke te forte me pulsim, nje person vendos duart ne te dy anet e kokes dhe thote "Me duket sikur po me dalin trute dhe ndihem me mire nese i mbaj ne vend". Kjo jep idene e gabuar qe eshte truri qe zgjerohet dhe jep dhimbjen. Eshte interesante te thuhet, qe indi i trurit nuk e ndien
Dhimbje Koke

dhimbjen ne te njejten menyre si e ndjen lekura ose organet e tjera. Duke qene se truri ndodhet ne nje "kuti" te forte mbrojtese, nuk ka zhvilluar aftesi ti pergjigjet prekjes ose ndjesive te presionit ashtu si pjeset e tera te ekspozuara te trupit tone. Me te vertete, nje neurokirurg mund te prese pjese indi nervor tek nje pacient ne gjendje te zgjuar dhe pacienti te mos e ndjeje bisturine.

Dhimbja e kokes ndodh sepse aktivizohet ose irritohen strukturat qe e ndjejne dhimbjen: lekura, kockat, nyjet e qafes, sinuset, enet e gjakut ose muskujt. Kur nje person ka nje tumor te trurit, dhimbja eshte zakonisht nje shenje e vone qe zhvillohet. Tumoret e trurit zakonisht japin dhimbje vetem kur rriten aq sa te demtojne kockat ose te shtypin enet e gjakut ose nervat. Dhimbjet e qafes mund te japin dhimbje koke, me dhimbje ne qafe dhe ne pjesen e pasme te kokes shpeshhere duke u shperndare ne maje te kokes deri tek njeri sy.

Infeksionet e sinuseve ose inflamacionet (zakonisht qe ndodhin si pjese e nje reaksioni alergjik), po ashtu, jane nje shkak jo i shpeshte i dhimbjeve te kokes qe perseriten. Roger Cady dhe Curtis Schneider te  Headache Care Center ne Springfield, kane treguar qe 25 deri ne 30% te individeve me migrena raportojne simptoma te hundes gjate episodeve te tyre tipike te migrenes dhe se afersisht 98% e njerezve qe besonin se kishin dhimbje te sinuseve po kalonin nje migrene.

Llojet me te zakonshme te dhimbjes se kokes kronike jane migrenat dhe varietetet tensive (eng. tension-type varieties). Nje migrene eshte nje dhimbje koke jo e vazhdueshme qe ndodh zakonisht nga nje here ne muaj deri ne dy here ne jave, me çdo episod qe zgjat nga 8 deri ne 12 ore. Migrena paraqitet si dhimbje njeanesore, dhimbje koke pulsive qe bllokon aktivitetet dhe mund te shoqerohet nga nauzea dhe ndeshmeri ndaj drites, zhurmave ose aromes.

Dhimbjet e kokes te tipit tensiv mund te ndodhin me shpesh dhe dhimbja, qe ndihet si nje dhimbje e mbyllur ne te dy andet e kokes qe nuk limiton aktivitetet e perditeshme, mund te zgjase per dite me rradhe. Te dyja keto lloje dhimbjesh koke ndodhin si pergjigjet ndaj shkaktareve te brendshem ose te jashtem si ndryshime hormonale, mungesa e gjumit, agjerimi ose stresi. Ekspozimi ndaj ketyre shkaktareve ben qe truri te sinjalizoje qendrat e dhimbjes qe prodhojne nje sere lajmetaresh kimik, perfshire serotoninen dhe norepinefrinen, qe shkaktojne zgjerim te eneve te gjakut te meningjeve qe rrethojne trurin. Ky zgjerim çon ne nje rritje te qarkullimit te gjakut dhe enet e gjakut ne anet e kokes mund te behen me te dukshme dhe te forcuara. Nderkohe qe enet e gjakut i nenshtrohen ktij ndryshimi ato shtypin mbi nervat qe i rrethojne, duke bere qe keto nerva te dergojne sinjale tek sistemi trigeminal, zone e trurit qe kontrollon mesazhet e dhimbjes se kokes dhe fytyres. Aktivizimi i sistemit trigeminal , me shpesh shkakton dhimbje rreth syve dhe faqes, duke shkaktuar nje ndjesi te gabuar te dhimbjes sinusale. Sistemi trigeminal po ashtu dergon mesazhe hipotalamusit, zone e trurit qe merr pjese ne deshirat e ushqimeve, dhe ne zonen e siperme te shtylles kurrizore cervikale, qe mund te shkaktojne spazme te muskujve te qafes.

Nje here qe e gjithe rruga e dhimbjes se kokes eshte aktivizuar, behet me e veshtire per trajtimet e dhimbjes se kokes te japin efekte. Sipas nje studimi te kryer nga Rami Burstein i Universitetit te Harward-it si tek minjte edhe tek njerezit tregoi qe ilaçet per dhimbjen e kokes duhet te merreshin heret ne nje episod dhimbjeje koke ne menyre qe te jene efektive. Pacientet memigrene shpeshhere verejne qe dhimbja e tyre e kokes fillon me nje ndjesi pulsimi qe ndiqet nga nje rritje e ndjeshmerise se lekures. Kjo rritje e ndjesise se lekures, qe merr emrin hallodini, mund te marre formen e nje tkurrje te skalfit, floket qe "dhembin" ose dhimbje kur kreh floket ose vesh vathe ose syze. Kur hallodinia ka ndodhur, trajtimi i dhimbjes se kokes eshte me pak efektiv. Duke shenuar me kujdes simptomat e dhimbjes se kokes ne nje ditar mund te jape nje parashikim te mire kur ndodh hallodinia dhe mund te ndihmoje individin te kuptoje kur ilaçet duhet te merren per te dhene lehtesimin me te madh.

Edhe pse dhimbjet e kokes kronike nuk shkaktohen nga semundje kronike, nje ndryshim i rendesishem ne menyren se si shfaqen, nje mungese lehtesimi nga terapia qe perdorej me pare dhe jepte rezultate, ose zhvillimi i problemeve te reja te shendetit bashke me dhimbjen e kokes duhet te beje qe individi te paraqitet tek mjeku per nje vizite.

Pergjigje e dhene nga Dawn A. Marcus, professor ne Universitetin e Pittsburgh School of Medicine, departamenti i anesteziologjise.

Tuesday, April 9, 2013

Dhembet Dhe Dhimbja E Tyre


Çfarë duhet te dini
Dhimbja e dhëmbit është
zakonisht pasoje e një kaviteti formuar nga dekompozimi i indit të
dhëmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhëmbit’. Pastrimi i
kavitetit dhe mbushja e tij do të evitonte dhimbjen që më shumë mundësi
vjen duke u rritur.
Shkaqet
Kavitetet nisin nga
ngjitja e plakës në sipërfaqen e dhëmbit duke formuar kështu ushqim për
bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnë në sipërfaqen e dhëmbit një
mikrokrater që është i predispozuar të mbushet me material të
dekompozuar e me kalimin e kohës të depërtoje brenda dhëmbit. Arsye te
tjera qe mund të shkaktojnë dhimbje dhembi janë; dëmtim i buzës, krisje
e dhëmbit, kontakti me temperatura shumë të larta ose të ulëta,
infeksion i dhëmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndërhyrjeve të ndryshme
tek ato.
Simptomat (Shenjat)
Dhimbja mund të jetë e mprehte, termike ose pulsuese. Mund të shfaqet me seanca, të
përfshije gjithë gojën ose vetëm një pjese te saj. Ushqimet e ftohta
ose të nxehta, kafshimet e bluarjet mund të rrisin dhimbjen. Simptoma
të tjera të mundshme përfshijnë temperaturë dhe fryrje te mishit të
dhëmbëve.
Çfarë duhet të bëni
Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo
ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium
aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga
kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e
vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të
vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund
të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje,
kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni
fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose
aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të
mishrave të dhëmbëve.
Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje
temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme
nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.

Mjekimi me ushqim


Artritet

Dhimbja kronike e kyceve mund te parandalohet nga omega-3, nje lloj vaji qe ndodhet ne te gjitha ushqimet nga deti.

Kanceri

Ne disa studime eshte arritur ne perfundimin se, 50% e njerezve semuren me kancer per shkak te nje ngrenieje te paekuilibruar. Para cdo vakti merr nje luge caji vaj, nga farat e kungullit, ose dy luge "ketchup".

Celuliti

Filon qe ne moshen 14 vjec. Shkaktohet nga toksinat ne trup. Mundohu te
eleminosh ushqimet qe i shtojne ato, si: alkooli, kafeja, pikantet,
duhani, ilacet per gjume, dietat e paekuilibruara. Pini 8 gota uji ne
dite.

Diabeti

Ka dy lloj dietash
1.Me baze proteinash bimore
2.Me baze proteinash shtazore
Eshte provuar se nje fete buke ka me shume burime sheqeri, se nje pjese mishi pule ose peshku.

Ftohja

Pini cdo dite leng limoni, uje mineral, dhe merrni vitaminen C.

Gripi

Zgjat maksimumi 4-5 jave. Kerkon, pasterti, ajrosje, izolim, ushqime te
vecanta vitaminoze, leng frutash ne forme mualebish. Qumeshti te zihet
ne zjarr te forte dhe te rrije i mbuluar. Ne mengjes dritherat ne forme
cerealesh mund te merren me pak gjalpe.

Gastriti

Zakonisht gastritet acarohen me ndryshimin e kohes. Brenda 24-oreve
trupi duhet te prodhoje 2 litra leng gastrit per nevojat e tretjes.
Ushqimet me acaruese qe keshillohen te shmangen jane: domatja,
cokollata, mendra. Per te ulur aciditetin perdorni camcakez ose pini
caj nga farat e luleve.

Semundjet e zemres

Zemra ka dy pjese te cilat lidhen me anen e valvolave, qe kontraktohen
60-80 here ne minute, per nje regjim normal. Kur rrahjet jane 40-50 ne
min,dhe 90-150 ne min, konsultohu me doktorin. Ka gjithashtu edhe
arteriet-tubat e daljes se gjakut nga zemra, dhe venat-ato te futjes se
gjakut ne zemer. Cfare ndodh kur ne ushqehemi me ushqime qe
crregullojne levizjen e gjakut, si ushqimet me shume yndyre? Ato
formojne depozita qe kufizojne levizjen e gjakut deri ne bllokim te
tyre. Hani lakra, thjerreza, spinaq, dhe sallate jeshile si burime te
magneziumit dhe manganit. Pastaj perdorni dhe fruta, zarzavate, peshk,
hudher, qepe, vaj ulliri. Te gjitha keto ushqime ndihmojne ne pasurimin
e gjakut me vlera ushqyese dhe levizjen e tij ne menyre normale.

Lodhja

Ha mengjes si nje kampion. Merr ushqime me permbajtje te larte kaliumi.
Trupi i njeriut merr 60% te kaliumit nga dritherat, fasulet, 30% nga
perimet dhe 10% nga frutat. Edhe ne ujin mineral ka rreth 2 mlg kalium,
keshtu qe keshillohet te pihet 1,5-2 liter uje ne dite. Kur lodhja
zgjat me shume se 6 muaj atehere quhet semundje. Lodhja nuk iken kur
pushon. Ulet perqendrimi dhe kujtesa. Shfaqet:faringiti, dhimbje qafe,
dhimbje muskujsh, veshtiresi per gjume, dobesim nervash. Merrni ushqime
me vitamine B: peshk, veze, fasule, mish derri, drithera. Ushqime me
vitamine C: agrume, kivi, speca, luleshtrydhe. Ushqime me vitamine
E:sallate, melci. Ushqime me permbajtje te larte Magnezi: miser,
banane, arra, fruta deti. Ushqime me permbajtje te larte Kalciumi:
qumeshti dhe nenproduktet e tij. Ushqime me permbajtje te larte zinku:
peshku, melcia, soja.

Sistemi nervor

Sistemi nervor vegjetativ eshte rregullatori i punes se te gjitha
organeve te trupit. Ai mbledh te gjitha reagimet e botes nga jashte dhe
i shpreh ne anen e ndjenjave: dhembje, dashuri, urrejtje, etj. Dy feta
djathi ne dite ose nje luge gjelle me arra te qeruara, ndihmojne ne nje
funksionim sa me te mire, te sistemit nervor. Sigurisht, te mos
harrojme qe, ne rastet kur keto semundje jane ne nje faze te avancuar,
kryesor eshte mjekimi i kontrolluar nga mjeku specialist.