Tuesday, April 9, 2013
Dhembet Dhe Dhimbja E Tyre
Çfarë duhet te dini
Dhimbja e dhëmbit është
zakonisht pasoje e një kaviteti formuar nga dekompozimi i indit të
dhëmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhëmbit’. Pastrimi i
kavitetit dhe mbushja e tij do të evitonte dhimbjen që më shumë mundësi
vjen duke u rritur.
Shkaqet
Kavitetet nisin nga
ngjitja e plakës në sipërfaqen e dhëmbit duke formuar kështu ushqim për
bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnë në sipërfaqen e dhëmbit një
mikrokrater që është i predispozuar të mbushet me material të
dekompozuar e me kalimin e kohës të depërtoje brenda dhëmbit. Arsye te
tjera qe mund të shkaktojnë dhimbje dhembi janë; dëmtim i buzës, krisje
e dhëmbit, kontakti me temperatura shumë të larta ose të ulëta,
infeksion i dhëmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndërhyrjeve të ndryshme
tek ato.
Simptomat (Shenjat)
Dhimbja mund të jetë e mprehte, termike ose pulsuese. Mund të shfaqet me seanca, të
përfshije gjithë gojën ose vetëm një pjese te saj. Ushqimet e ftohta
ose të nxehta, kafshimet e bluarjet mund të rrisin dhimbjen. Simptoma
të tjera të mundshme përfshijnë temperaturë dhe fryrje te mishit të
dhëmbëve.
Çfarë duhet të bëni
Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo
ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium
aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga
kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e
vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të
vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund
të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje,
kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni
fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose
aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të
mishrave të dhëmbëve.
Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje
temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme
nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse doni martesë të qetë.
*Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.