A e dini që në sipërfaqe të ndryshme të shtëpisë suaj gjenden me mijëra madje miliona mikrobe? Këta mikrobe ndodhen kryesisht në banjo dhe në kuzhinë. Si mund të shpëtoni nga mikrobet? Sipas lajmit të publikuar në revistën “Reader's Digest”, mjetet e kuzhinës mbajnë më shumë mikrobe se banjoja. Këta mikrobe mund t’i pastroni lehtë me ndihmën e disa metodave.
Sfungjerët e kuzhinës: vendosini sfungjerët në mikrovalë. Ato janë gjërat më të pista dhe të mbushura me mikrobe në shtëpinë tuaj. Specialistë të Zyrës amerikane të bujqësisë bënë të ditur se mbajtja për një minute e sfungjerëve në mikrovalë eliminon shumicën e mikrobeve dhe është një nga mënyrat më të përhapura të dezinfektimit. Vendoseni sfungjerin çdo natë në mikrovalë dhe mbajeni vetëm një minute pasi t’i keni larë enët.
Lavamani i kuzhinës: vendi i dytë me shumë mikrobe pas sfungjerit është lavamani i kuzhinës. Fërkojeni atë me një sprei pastrues dhe shpërlajeni me ujë të nxehtë pas çdo përdorimi.
Dërrasa e prerjes: sipas një studimi të zhvilluar nga një mikrobiolog i universitetit Arizona në dërrasën e prerjes të përdorur në kuzhinë gjenden 200 herë më shumë baktere se në kapakun e banjës. Hidheni dërrasën në lavapjata për ta pastruar, sipër hidhini pak uthull dhe më pas mbajeni 30 sek në mikrovalë.
Furça e dhëmbëve: vendoseni furçën drejt në një vend ose dollap të mbyllur larg banjës. Në këtë mënyrë pikat e ujit do të rrëshqasin poshtë nga furça. Asnjëherë mos e lini furçën tuaj të lagur në një tas të mbyllur. krahas kësaj pengoni dhe kontaktin në mes fijeve të furçës suaj me fijet e një furçe tjetër. Nëse përsëri jeni të shqetësuar atëherë vendoseni furçën në solucionin i cili përdoret për shpëlarjen e gojës. Studimet tregojnë se mikrobet zhduken nëse veprojmë kështu.
Lavatriçja: makina larëse e rrobave mund t’ju sëmurë. Mos lani të brendshmet në një makinë me facoletat. Lajini të brendshmet gjithnjë veçmas. Për të mbytur mikrobet në lavatriçen tuaj hidhni pak uthull në makinë dhe futeni në punë në një temp të ulët. Mos i lini për një kohë të gjatë rrobat e lagura në makinë sepse mikrobet zhvillohen më shpejt tek rrobat e lagura.
Perdet e dushit: fshijini dhe thajini perdet e dushit pas çdo larjeje. Perdet e dushit lagen çdo ditë dhe qëndrojnë ashtu për një kohë të gjatë. Për këtë arsye ata krijojnë një vend të përshtatshëm për përhapjen e mykut.
Koshi i plehrave: zakonisht në koshin e kuzhinës apo banjos gjenden pika myku. Heqja e plehrave nuk i pastron. Për t’u siguruar në heqjen e mikrobeve lajini dhe fërkojini mirë dhe rregullisht koshat.
Lavapjata: shikoni me vëmendje nga afër qoshet e derës së lavapjatës. Sepse pikërisht në këta vende zhvillohen më shumë mikrobet dhe myku.
No comments:
Post a Comment