Pages - Menu

Wednesday, March 20, 2013

Jeta Seksuale, Shendeti dhe Alkooli



Le të flasim për një paradoks. Alkooli është një drogë, që në vartësi të sasisë që konsumohet, mund të jetë ndihmues ose tmerrësisht i dëmshëm. Përpara se ta merrni edhe një herë gotën në dorë, hidhni një sy në këto efekte kontradiktore të alkoolit:

 1-Sasi të vogla bëjnë mirë për shëndetin, por sasi të mëdha e shkatërrojnë shëndetin.

Studimet e fundit kanë treguar se sasi të vogla alkooli, mund të kenë efekte të mira kundër plakjes, për punën e zemrës dhe për sistemin e qarkullimit të gjakut. Konsumimi  i verës së kuqe ndihmon për shëndet të mirë. Pse? Sepse vera e kuqe përmban antioxidantë, që janë substanca që luftojnë plakjen, e cila kryesisht shkaktohet nga  radikalët e lirë që qarkullojnë në trup. Sido që të jetë, kurrë, mos harroni se vera ka efekt pozitiv mbi shëndetin, vetëm kur përdoret në sasi ditore fare të  vogla. Për gratë, sasia ditore është gjysëm gotë verë në ditë dhe për burrat rreth një gotë në ditë. Tejkalimi i kësaj sasie alkooli të lejuar, mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, të mëlçisë, degjenerimin e trurit, prishjen e funksionimit normal të të gjitha organeve dhe sjell pleqërinë e parakohshme.



2-Përdorimi i moderuar mund t’u çlirojë nga frenimi seksual dhe t’u sjellë në formë për seks, por shumë alkool e shkatërron aftësinë për lojë dhe kënaqësi seksuale.

Shumë njerëz, e kanë provuar se sasi të vogla alkooli i bëjnë më “kurajozë”. Të gjitha veprimet që lidhen me seksin, kur keni pirë pak alkool i bëni më me kurajo dhe më me lehtësi. Sapo merrni alkoolin, truri juaj (i burrave  dhe grave) prodhon hormonin dopaminë. Ky hormon  bën që ju të nxiteni seksualisht. Deri këtu, gjithçka, duket se është në rregull, a po jo? Ndërkaq, po të merrni disa gota të tjera me alkool, gjithë kjo që sapo thamë shkatërrohet shumë shpejt.  Pse? Sepse alkooli bën që të bjerë shpejt niveli i testosteronit në gjak. Pas dy gotave alkool, burrat do të ndjejnë se ereksioni u dobësohet dhe nuk do të arrijnë dot në orgasmë. Me 4 deri 5 gota, shumica e burrave humbasin komplet aftësinë të arrijnë në orgasmë. Madje, ka edhe më keq,  pija e tepert që zgjat për disa vjet (alkoolistët kronikë ) shkakton dëmtime permanente – burrat e humbasin fare ndjeshmërinë e penisit.  Ka shumë burra që i vuajnë këto efekte negative të alkoolit dhe vinë për ndihmë tek doktori, i cili nuk ka çfarë t’u bëjë..



3- E thene permbledhtazi: Pak alkool ndihmon ndërveprimet shoqërore, por shumë alkool çon në shqetësim total ose keq gjykim të situatave shoqërore.

Gota e parë dihet që nxit vetëbesimin. U bën të ndjeheni më interesantë, më me humor dhe më tërheqës. Por shumë alkool, ashtu si shumë prej jush me dhimbje e kanë provuar, u shndërron në një të dehur që ka humbur gjykimin, në një njeri me sjellje të pa përshtatëshme, që nuk është terheqës për askënd, e aq më keq për një partner seksual. Disa fillojnë t’u merren këmbët, të tjerë shkojnë edhe më tej. Atyre u duket se bëjnë mirë dhe ditën tjetër ndjehen të turpëruar në publik, me veten e tyre dhe me dashnoret e tyre. .

Këshilla më e mirë është: hiqni dorë nga gotat që i ktheni njëra pas tjetrës dhe kur pini alkool merrni sa më shumë ujë e lëngje. Ju do të ndjeheni më mirë, po të merrni një ose dy gota me ujë pas çdo pije alkolike.

Por, shumë njerëzve u ka ndodhur të provojnë të pijnë, ndonjëherë, shumë alkool. Kujdes. Kur nuk i shmangeni dot pijes, përdorni një pilulë që është një preparat krejt natyral, të cilin mund ta merrni kur do të filloni të pini.  Kjo pilulë që quhet Chaser Pill, i bën gjërat më të lehta dhe ul në mënyrë dramatike efektet e këqija të dehjes.



4-Mos drejtoni makinën kur jeni të pirë.

Vendi ku përdorimi i alkoolit ka vetëm të këqija, është drejtimi i makinës pasi keni pirë alkool. Ju mund ta keni dëgjuar shumë herë këtë, por kjo duhet përsëritur pa fund:  Sasia e alkoolit, sado e vogël qoftë ajo, ngadalëson kohën e veprimeve refleksive, prish pamjen, dhe prish gjykimin në drejtimin e makinës. Alkooli prish aftësinë për të perceptuar me kujdes distancat. Shumë njerëz u besojnë dy gënjeshtrave lidhur me alkoolin:

1-   Ata janë drejtues makine të mirë edhe kur janë të dehur (e vërteta është se nuk ka të tillë)

2-   Ata nuk dehen kurrë  edhe pse pinë shumë.

Në shumë vënde të botës, një person konsiderohet se ka pirë mbi limitin ligjor, kur ka pirë vetëm një pije, një orë më parë. Për të vegjlit dhe për çdo njeri tjetër me defekte në gjykim, alkooli që pihet me stomak bosh ka efekt më të fortë dhe më të shpejtë. Kurrë mos  besoni se jeni të aftë të drejtoni makinën kur jeni të dehur. Gjykimi  prishet nga alkooli, edhe atëherë kur mendoni se jeni fare mirë dhe mendoni se asgjë nuk do të shkojë keq.

Mënyra më e mirë për të kuptuar se sa e lartë është përmbajtja e alkoolit në gjakun tuaj është ta përcaktoni atë vetë, përpara se t’u a masë polici. Ka një paisje që ngjan me atë që përdor polici, kur u thotë “dilni në anë të rrugës”. SafeDrive Breath analyzer- – kështu quhet kjo paisje e vogël, që bëni mirë ta mbani bashkë me çelsat dhe që bën vlerësim të kujdesshëm të nivelin të alkoolit në gjak.

Si përfundim:

a-Mbajeni nën kontroll përdorimin e alkoolit.

b-Pini sa më rrallë.

c-Mos drejtoni makinën dhe mos bëni seks kur keni pirë disa gota.

d- Pijeni alkoolin sa më ngadalë.  Mos nxitoni t’i ktheni gotat shpejt njëra pas tjetrës

Nga:Dr. Adem Harxhi

1 comment:

  1. Më duhet vetëm të them këtë dëshmi, unë quhem Mariah Carey, u martova para 9 vitesh pa asnjë fëmijë për të, burri im më urrente dhe vjehrra ime më trajtoi aq keq, kjo më bëri të frustruar, erdha duke kërkuar në internet për ndihmë më pas pashë shumë dëshmi se si Dr dawn acuna ndihmoi shumë burra dhe gra, e kontaktova menjëherë në Whatsapp dhe ia shpjegova situatën time, ajo më premtoi të më ndihmonte dhe më dha disa udhëzime të cilat i bëra gjithçka në mënyrë perfekte. në fund të fundit ajo më kërkoi të shkoja në spital një letër 1 muaj dhe për habinë time isha 1 javë shtatzënë, por për momentin i jam shumë mirënjohëse sepse kam lindur djalin tim të bukur dhe unë dhe familja ime jetojmë në paqe dhe lumturi. tani, kontaktoni atë në Whatsapp. ( +2348032246310 )
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse doni martesë të qetë.
    *Nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje, apo ndonjë gjë tjetër.

    ReplyDelete