Pages - Menu

Tuesday, April 2, 2013

Semundjet e mushkerive

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme.

Arsyet?

Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj.

Simptomat

Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes. Komplikacionet janë të ndryshme, që nga bronkopneumonia, prekje të zemrës, apo enëve të gjakut, etj. Bronkopneumonitë ndodhin si pasojë e humbjes së elasticitetit të muskujve të bronkeve për shkak të vetë moshës dhe mbylljes së bronkeve si pasojë e grumbullimit të gëlbazës në to, duke favorizuar infeksionin. Po ashtu nga shkëmbimi i keq i gazeve preket edhe sistemi i qarkullimit të gjakut, duke shtuar ngarkesën e ventrikulit të djathtë dhe duke dëmtuar muret e vazave. Këta të sëmurë duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë nga mjeku i familjes, ose nga mjeku pneumolog, ku ata kontrollohen periodikisht, sepse sa më shpejt të ndërhyhet, aq më shpejt do të dalin nga gjendja e rënduar. Kur pengesa e frymëmarrjes shpeshtohet, kolla bëhet më e fortë dhe sasia e gëlbazës është e shtuar, duhet filluar trajtimi me antibiotikë për 5-7 ditë, që do të ndihmojë për të luftuar infeksionin. Duhet rritur dhe shpeshtuar doza e preparateve bronkodilatator, që ndihmojnë në zgjerimin e bronkeve dhe lehtësojnë frymëmarrjen, qoftë këto të marra nga goja ose me spray (pompa). Po ashtu Aerosoli për pak ditë ose dhënia e oksigjenit herë pas here, do ta lehtësonte gjendjen.

Dëmtimi

Nuk ka një arsye të caktuar se përse shfaqet sëmundja

e mushkërive, por ajo që rekomandohet për të gjithë njerëzit është "bashkëjetesa" në një ambient në pastër, pa duhanpirës, si dhe pa asnjë komponent tjetër të dëmshëm për mushkëritë. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, fëmijët janë tepër të prirur për t'u sëmurë nga sëmundjet e mushkërive në rast se ata kanë lindur nga një nënë duhanpirëse. Pasi që në krijimin e mushkërive si organ, foshnja "helmohet" me nikotinën e duhanit, dhe më pas është e vështirë që organizmi i tij të filtrojë. Përveç duhanit, ndotja e ambientit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në përhapjen e sëmundjes së mushkërive. Madje në pjesën më të madhe të rasteve, ndotja e ambientit, jo vetëm në qytete por edhe në dhomën ku personi jeton, është faza fillestare e shfaqjes së sëmundjes, zhvillimit dhe evoluimit të saj. Sipas specialistëve, grimcat me përmasa më të vogla se 10 mikron janë më të dëmshme për shëndetin sepse ato kanë më shumë mundësi për të hyrë në pjesët e poshtme të mushkërive

No comments:

Post a Comment